Ish-ministri Arben Ahmetaj është sërish nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mësohet se ish-ministri po hetohet nga SPAK në lidhje me privatizime e ish-fabrikës së Bukës, teksa akuzohet për veprat penale ‘pastrim parash’ dhe ‘shpërdorim detyre’
Bashkë me Ahmetajn, nën hetim janë edhe 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe biznesmeni Lirim Fezollarit. Heitmet po kryehn për kohën kur Ahmetaj ka qenë ministër Financash.
Kujtojmë se Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023. Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku ai akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit.