Autoritetet në Venezuelë kanë lëshuar një urdhër arresti për ish-liderin e opozitës Juan Guaido. Një lajm i tillë u bë i ditur nga Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Tarek William Saab, gjatë një konference për shtyp në Karakas mbrëmjen e së enjtes.
Prokurori shpjegoi se Guaido akuzohet se ka përdorur burimet e kompanisë shtetërore të naftës PDVSA për të financuar aktivitetet e tij personale dhe për të mbuluar shpenzimet ligjore.
Këto vendime i shkaktuan kombit humbje prej 19 miliardë dollarësh, duke çuar në humbjen pothuajse të përhershme të kompanisë Citgo.
Për këtë arsye, ne kemi hapur një hetim të ri kundër ish-deputetit Juan Guaido dhe kemi kërkuar një urdhër arresti kundër tij.
Saab tha se Venezuela do të njoftojë Interpolin për urdhër-arrestin.
Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se të paktën 28 hetime janë duke u zhvilluar në Venezuelë kundër Guaidos për një sërë krimesh të supozuara, duke përfshirë uzurpimin e funksioneve, pastrimin e parave, terrorizmin, trafikun e armëve dhe tradhtinë.
Guaido shërbeu si President i përkohshëm i qeverisë tranzitore të Venezuelës nga viti 2019 deri në fund të vitit 2022, duke dështuar të konsolidojë një alternativë të fortë ndaj liderit venezuelian Nicolas Maduro.
Për shkak të kërcënimeve ndaj tij dhe pasi Guaido tha se ishte dëbuar nga Kolumbia, ish-Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës udhëtoi për në Miami, ku dhe ndodhet që nga 25 prilli.