Kapen armë dhe municione në Kapshticë, do trafikoheshin në Greqi


Një rast i trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit është parandaluar nga policia kufitare në Korçë.

Në pranga kanë rënë dy persona, Xhimi Hoxha dhe Miklovan Veliu, 41 dhe 40-vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në makinë me të cilën tentuan të kalonin drejt Greqisë përmes doganës së Kapshticës, u gjetën të fshehura armët.

Më konkretisht, policia sekuestroi tre armë zjarri kallashnikov dhe një pistoletë, si dhe sasi të mëdha municioni luftarak.

Latest articles

Related articles