Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në ReportTv nga Arbër Hitaj u shpreh se bashkimi mekanik mes Berishës dhe Bardhit çoi në humbje në Kukës. Sipas tij opozita nuk frymëzon dhe nuk nxjerrë njerëzit që të dalin në votime.
‘Bashkimi mekanik nuk funksionon, po i çon në humbje. Nuk prodhojnë rezultat. Kemi të bëjmë me një krizë moralë dhe një krizë politike në të cilën opozita nuk arrin të marrë avantazh me gjithë qindra skandalet që ka mazhoranca. Rezultati i Kukësit e tregoi edhe më shumë. Rithemelimi nuk nxjerr dot njerëz për të votuar. opozita nuk frymëzon më njerëzit për të dalë në votime.’- tha Lita.