DASH: Autorët e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë. Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri


Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se pret nga Serbia që të ndërmarrë hapa tjerë të de-përshkallëzimit dhe të vazhdojë me tërheqjen e trupave nga kufiri me Kosovën.

Zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel, është shprehur se është kosntatuar tërheqja e disa prej forcave dhe pajisjeve që nga thirrja e SHBA-ve më 29 shtator.

“Presim që Serbia të marrë hapa tjerë të de-përshkallëzimit dhe të vazhdojë me tërheqjen e trupave”, ka thënë Patel.

Gjithashtu DASH ka kërkuar që të gjithë të përfshirët në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të dalin para drejtësisë.

I pyetur në konferencën për mediat në lidhje me arrestimin e terroristit, Milan Radojiçiq, zëdhënësi i DASH-it, Patel ka theksuar se të gjithë autorët dhe drejtuesi e sumit në Banjskë duhet të sillen para drejtësisë.

“Ne kemi parë raportet, nuk do të shkojmë para hetimeve, ne e dimë se sulmet ishin mirë të koordinuara dhe planifikuar. Dhe të gjithë që ishin të përfshirë në planifikim dhe ekzekutim të këtij sulmi duhet të sillen para drejtësisë”, ka theksuar Patel

Latest articles

Related articles