Parkimi dysh! Fatura e kripur e karroatrec, minimumi 100 mijë….

Në më pak se 1 javë nga nisja e aksionit për heqien e mjeteve me karroatrec për ato të konstatuar me parkim të gabuar. Bilanci është mbi 100 mjete vetëm në Tiranë, këto mjete janë lëvizur me karroatrec.

Por sa është kosto e një shkeje të tillë?

Kosto e Karroatrecit që paguhet nga shkelsi është 6000 lekë, 600 lekë ditë qëndrimi në parkimin e mjeteve të bllokuara dhe 3000 lekë gjoba e parkimit të gabuar. Vetëm një masë e tillë për 1 ditë e makinës në pikë bllokimi shkon 9600 lekë të reja ose afërsisht 100 mijë lekë të vjetra.

Latest articles

Related articles