Kush po e shkatërron demokracinë në vend ? – REDAKSIONALE

Historia përsëritet herë në mënyrë tragjike e herë në mënyrë satirike, shkruante Karl Marx.

Bojkoti i Kukësit ndaj dyshes Meta-Berisha ishte i qartë sepse konfirmonte bojkotonin e demokratëve në 14 maj. 250 mijë votues të djathtë nuk dolën në votime.

Nuk ishte një fitore e Partisë Socialiste se sa një dhuratë e radhës që “Bashkë Fitojmë” i bëri Ramës. E njëjta logjikë me zgjedhjet në Rrogozhinë. Nuk ka fitore me Berishën. Për ta konfirmuar këtë u dogjën edhe kandidatë seriozë si Shkëlqim Hoxha apo Emri Vata.

Sali Berisha nuk është më një faktor elektoral. LSI-PL është një gjellë pa kripë. Numrat janë dëftues për kahjen që po merr situata.

Opozita mund të pastrohet me një raund zgjedhor, nga ku do të dalin jashtë Kuvendit ndjekësit e Berishës. Një kolonel i Berishës e tha qartë këto ditë nga grupi i Gaz Bardhi, 2 deputetë aktualë do të jenë në listë, të tjerët do ta bëjnë pushim në anonimitet.

Berisha është bërë gjenerator i krizës së thellë politike të Shqipërisë. Ai po shkatërron PD-në me pengjet dhe shantazhet e veta brenda opozitës, si dhe po çertifikon fitoret e njëpasnjëshme të PS së korruptuar në limite.

Kriza e thellë ka shkaktuar një zhbalancim të rëndë të institucioneve demokratike. Nuk ka më check and balance.

Rama nuk e do pastrimin e politikës me vetting etj, se e di që në këtë mënyrë që propozon Basha atij i vjen radha shumë shpejt.

Është e dukshme që vendi ka nevojë që arenën politike ta pastrojë drejtësia, e cila duhet të largojë nga ringu politikanët e korruptuar, të kapur dhe me lidhje kriminale.

As Rama nuk e përmend Rilindjen, as Berisha nuk e përmend më Foltoren. As Meta nuk e përmend më Integrimin. Të tre sulmojnë SPAK-un dhe të gjithë ata si Basha që mbështesin SPAK.

SPAK-u ka nisur të fundosë të korruptuarit nga të dy anët dhe nga kjo fiton vetëm qytetaria dhe Demokracia.
Ajo që sot kemi në mënyrën më urgjente është që Drejtësia (GJKKO) të rindërtojë Demokracinë, duke pastruar pistën nga hajdutët.

Latest articles

Related articles