Kupa Evropiane e Shahut për Klube mbahet në Durrës

Edicioni i 38-të i Kupës Evropiane të Shahut për Klube dhe Kupa e 27-të Evropiane e Klubeve për Femra nis të dielën, më 1 tetor në Durrës.

Ngjarja thyen rekordin e pjesëmarrjes me 110 ekipe nga 34 federata evropiane. Në seksionin e hapur do të garojnë 84 skuadra meshkujsh dhe në garën e femrave 26 skuadra. Një total prej 720 lojtarësh, duke përfshirë 150 “mjeshtër të mëdhenj” (GM) dhe më shumë se 400 lojtarë të titulluar do të përfaqësojnë klubet e tyre.

Ndeshjet do të luhen në 7 raunde, me sistem zviceran, me kohë kontrolli 90 minuta për 40 lëvizje plus 30 minuta për pjesën tjetër të lojës me një rritje prej 30 sekondash për lëvizje, duke filluar nga lëvizja e parë.

Fituesit kryesore të ngjarjes Open janë Superchess (Rumani, Vlerësimi mesatar 2711), Novy Bor (Republika Çeke, Vlerësimi mesatar 2665), Anieres – Le Grand Echiquier (Francë, Vlerësimi mesatar 2657), Offerspill Sjakkubb (Norvegji, Vlerësimi mesatar 2650) dhe Schachclub Viernheim 1934 e.V. (Gjermani, Vlerësimi mesatar 2649).

Lojtarët më të vlerësuar të evenimentit janë: GM Magnus Calrsen (Offerspill Sjakklubb), GM Viswanathan Anand (Superchess), GM Richard Rapport (Superchess), GM Shakhriyar Mamedyarov (Schachclub Viernheim 1934 e.V.), GM Maxime Lei-Vachier Grand Echiquier), GM Vincent Keymer (Novy Bor).

Monte Carlo (Monako, Vlerësimi mesatar 2496) kryeson listën fillestare të turneut të femrave. Superchess (Rumani, Vlerësimi mesatar 2454), Garuda Ajka BSK (Hungari, Vlerësimi mesatar 2432), SP Gaz Ukraine (Ukrainë, Vlerësimi mesatar 2388) dhe Tajfun SK Ljubljana (Slloveni, Vlerësimi mesatar 2364) janë katër skuadrat e radhës më të para.

Lojtaret më të vlerësuara të eventit janë GM Mariya Muzychuk (Monte Carlo), GM Anna Muzychuk (Monte Carlo), GM Bella Khotenashcili (Garuda Ajka BSK), GM Elisabeth Paehtz (Monte Carlo) dhe GM Nino Batsiashvili (Superchess).

Ceremonia e hapjes së manifestimit do të mbahet të shtunën, më 30 shtator, në mbrëmje.

Fondi total i çmimeve të evenimentit është 45.000 euro me 29.000 euro të rezervuara për garën e hapur dhe 15.000 euro të rezervuara për turneun e femrave.

Përveç çmimeve të rregullta ekipore dhe çmimeve për lojtarët më të mirë individualë, dy çmime individuale (1 në Open dhe 1 në Femra) prej 500 euro, do t’u jepen lojtarëve me performancën më të mirë nga një federatë anëtare e “Federatës Ballkanike të Shahut”.

Vendi i zhvillimit të turneut do të jetë hoteli zyrtar i Championships Grand Blue “Fafa Resort”.

Latest articles

Related articles