Killeri Tafani tregon si e futën në kurth ushtarin e Aldo Bares dhe eleminuan

Katër muaj pasi kishin vrarë Fridman Xhaferaj në Korçë dhe Çajup Selimin në Tepelenë, grupi i vrasjeve që drejtohej nga Laert Haxhiu, planifikon të kryejë një vrasje tjetër.

Alban Semaku alias Elton Mermali i njohur ndryshe në Lushnjë me nofkën “Kinezi”, sapo kishte dalë nga burgu dhe kishte rënë në sy të Laert Haxhiut.

Sipas dëshmitarit të drejtësisë, Laert Haxhiu, tregonte se Mermali ishte pjesë e bandës së Lushnjës dhe ka vrarë njerëzit e familjes së tij, me urdhër të Aldo Bares.

Në fakt Elton Mermali në vitin 1998, kishte marë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut, të afërmit të Laert Haxhiut, të cilin pasi e ekzekutuan në pritë, e shpërfytyruan duke i derdhur dhjetëra plumba, mbi trupin e pajetë.

Në këtë atentat të ndodhur në Lushnjë, ka mbetur i vrarë dhe Artan Sulçe.

Sipas gazetarit Elton Qyno, për të vrarë Alban Semakun, është vendosur një plan për ta gënjyer atë lidhur me konsumin e heroines. Pasi grupi i Laertit e dinte që Semaku kishte varësi dhe konsumonte drogë.

“…ne kishim rënë në dijeni se Mermalin kishte dalë nga burgu dhe pinte heroinë me disa djem të lagjes, por edhe me mua. Atë ditë kam qënë i veshur me një bokser jelek. Mermalin e njihja herët dhe ai ishte përdorues i heroinës. Duke pasur informacion që ai kërkonte të pinte heroinë, e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur herioinë, të shkojmë ta marim dhe ta pijmë. Mermali ka pranuar në mbrëmjen e 13 qershorit 2021 kam shkuar me makinë tek lagjia e tij. Ai sapo më ka parë ka hipur vetë në makinë dhe më pas jam drejtuar drejt rrugës që del nga Lushnja. Kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një muri jemi drejtuar tek disa fera, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina. E gjitha ka qënë një mashtrim. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kemi qëlluar me plumb pa koke. Një plumb në kokë dhe dy në trup, për tu siguruar që ai kishte vdekur. Më pas jemi larguar, duke lënë trupin e tij aty mes ferave…”-ka treguar bashkëpunëtori i Prokurorisë, Artan Tafani.

Për këtë vrasje, prokuroria e Elbasanit ka arrestuar si ekzekutorë Laert Haxhiun, Lulzim Spahinë dhe Artan Tafanin. Ndaj tre persona është ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Latest articles

Related articles