Intervistë e dhënë për median turke “Anadolu Agency” për aktin terrorist në Zveçan. Kosova po përballet me një shtet që financon terrorizmin, ndërkohë që ulen si të pabarabartë në tavolinën e dialogut në Bruksel. Serbia ka shkelur të drejtën ndërkombëtare duke strehuar grupet paramiliatare që cënojnë integritetin territorial të fqinjëve si dhe ka shkelur marrëveshjen e Kumanovës me NATO-n.
Sot, ndërsa dialogu është futur në qorrsokak si pasojë e këtij akti terrorist, që të gjitha shenjat të çojnë në financime të mundshme nga Beogradi zyrtar, Kosova dhe Bosnja duhet të bëhen pjesë e NATO-s për t’u ruajtur nga një fqinj që ka ndërmarrë dy genocide në tridhjetë vitet e fundit dhe së fundmi dy iniciativa separatiste – akt terrorist në Kosovë për të ndarë veriun e vendit si dhe financimin e separatizmit të Republikës Srpska në Bosnjë.