Protesta për vdekjen e 2 të rinjve, 50 në pranga në Indi. Ndërpritet interneti

Më shumë se 50 protestues u plagosën të martën në përleshjet me policinë në shtetin Manipur. Qindra studentë u mblodhën në qytetin Imphal duke kërkuar dënim për vrasësit e një 20-vjeçareje dhe një 17-vjeçare, raportojnë mediat e huaja.

Dy studentë kishin humbur rreth tre muaj më parë, por ditën e djeshme në rrjetet sociale janë publikuar fotot ku shihen trupat e të rinjve fatkeq. Të dy shihen të ulur në tokë, ndërsa pas tyre qëndrojnë burra të armatosur. Pas imazheve India ndaloi shërbimin e internetit për 5 ditë, por studentët e revoltuar u ngritën në protestë.

Oficerët e policisë përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën. Sipas raportimeve, dhjetëra protestues u plagosën dhe u dërguan në spitale.

Latest articles

Related articles