Gazetari Sebastian Zonja në një intervistë për Ora News foli për situatën në veri të Kosovës. Gazetari tha se dialogu është i nevojshëm mes Kosovës dhe Serbisë.
“Dialogu është gjëja më e rëndësishme. Më mirë fjalë se plumba. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Svecla foli për lidhje të Rusisë me sulmin në veri të Kosovës.
Janë 6 persona të arretuar deri tani. Serbia i përdor serbët e Kosovës si mish për top. Serbia kërkon destabilizimin e rajonit”, tha ndër të tjera gazetari Zonja.