Piramida e Tiranës ka qenë “këndi i lojrave” i fëmijëve dhe të rinjve

Nga Admir Malaj

Piramida e Tiranës ka qenë “këndi i lojrave” i fëmijëve dhe të rinjve, edhe më shumë se sa ka qenë mauzoleu i Enver Hoxhës.

Piramida u çel në Tetor 1988 dhe shërbeu vetëm 3 vite si mauzole, ndërkohë që për 30 vite të tjera i shërbeu fëmijëve dhe të rinjve si hapësirë çlirimi, arti dhe rikrijimi.

Shumë pak nga ju që lexoni këtë postim mund të kenë parë mauzoleun në formën e tij parësore. Ndoshta asnjë.

Por shumica juaj ka rreshqitur mbi të, ka bërë patina tek sheshi i saj, ka dëgjuar Top Albania Radio, ka qenë tek Disko Mumja, ose ka shkuar tek hapësira Amerikane për të gjetur ndonjë mundësi studimi, ose, ose thjesht ka ngrënë fara tek shkallaret duke pritur që në ec-e-jaket e shëtitores të gjej personin e zemrës.

Atëherë kush është risia e TUMOs?

Ajo hapësirë me kohë ka pritur e përcjellē inovacion, duke pasur brenda barkut të saj të madh median më teknologjike në rajon, ai vend ka zbavitur të rinj e të reja me pjerrësitë dhe shkallaret e jashtme, me diskot dhe lokalet e brendshme, e u ka projektuar horizonte të reja me hapësirat kulturore të saj, ku të rinjtë janë lidhur me ShBAnë dhe Botën.

Si shumë gjetje arkitekturore, edhe TUMO ka nevojë për narrativën e saj. T’i kthehesh diktaturës dhe rilindjes së mbarë nga një e kaluar e errët përbën një narrativë që shet mirë. Edhe pse këtë gjë e kishte bërë shumë më përpara, që në 90’, vetë komuniteti i Tiranës.

Nëse unë do kisha qenë në vend të studios Hollandeze që projektoi veshjen e TUMOs mbi ish-Piramidën, unë kisha zgjedhur një narrativë tjetër:

“Celebrimin e fëmijëve dhe të rinjve të viteve 90’ dhe 00’ që rilindën Piramidën në një simbol të Lirisë, Teknologjisë dhe Shoqërizimit.”

Do kisha dashur të organizoheshin takime, intervista ku pyeteshin ata ish-fëmijë dhe ish-të rinj mbi emocionet dhe shpresën që i ngjallte përdorimi i Piramidës në ato kohë.

Në një Shqipëri ku flitet ende për komunizmin dhe LNÇ, ende nuk ka një reflektim mbi 30 vite tranzicion, në të cilat ne jemi ende duke shkruar fatet e të ardhmes tonë.

Prandaj dhe sot, gjykoj se ne duhet të rimendojmë raportin tonë me të shkuarën e afërt dhe të tashmen. Në Tiranë duhet të flitet më shumë për diskotekat e viteve 90’, kioskat, lokalet, dyqanet e para me gjëra perëndimore, të reja dhe përdorura, për artistët, rrebelët, sipërmarrësit, administratorët, për popullin e tranzicionit të Tiranës.

Mendoj se kjo narrativë është më e vërtetë dhe mund t’i jepte shpirt dhe energji qytetit tonë.Nessuna descrizione alternativa per questa immagine

Nessuna descrizione alternativa per questa immagine

Latest articles

Related articles