“San Siro”, Inter leksion të fortë në derby. Drejtuesit e Milanit bashkë me skuadrën në dhomat e zhveshjes

Interi ka realizuar mbrëmjen e sotme një fitore të thellë në “San Siro” kundër Milan.

Derbi përfundoi me rezultatin 5-1 në kuadër të javës së katër të Serie A. Ndeshja nisi me vrull për Inter i cili nuk priti duke startuar ndeshjen me gol që në minutën e 5-të.

Ishte Henrikh Mkhitaryan ai i cili gjeti portën e milanezve duke kaluar në avantazh zikaltrit.
Sipas asaj që shkruhet, në dhomat e zhveshjes janë shfaqur edhe drejtuesit e klubit. Nuk dihet arsyeja, por me gjasë dirigjenca e Milanit ka shkuar atje për të mbështetur skuadrën pas atij dështimi të madh, ndaj një rivali të përjetshëm si Interi.

Te Milani nuk kanë kohë për të humbur, pasi ndeshja e radhës në kampionat është me datën 23 shtator, në shtëpi ndaj Veronës. Një fitore eventuale do qetësonte disi “ujërat” e skuadrës së Piolit, për të lënë mbrapa kështu një moment të tillë

Latest articles

Related articles