Nafta shtrenjtohet, Oligarkët përfitojnë nga rasti! Ramë-Berisha qepin gojën me mëndafsh

Çmimet e karburanteve po njohin vetëm rritje. Një litër naftë po shitet 200 lekë, dhe arsyet lidhen me shtrenjtimin e saj në bursa.

Çmimi i karburanteve po shtrenjtohet në pikat e shitjes. Nafta po shitet me 200 lekë për litër, ndryshe nga java e kaluar kur tregtohej 195 lekë. Rritja e çmimit është sinjalizuar nga kompanitë që sjellin lëndë hidrokarbure në vend dhe nëse shohim historikun që nga mesi i muajit korrik, çmimi ka pësuar rritje progresive me 25 deri në 30 lekë për litër.

Kompanitë e tregtimit të karburanteve thonë arsyeja e rritjes është shtrenjtimi i naftës në bursë.

Në tregjet ndërkombëtare, nafta e papërpunuar po kuotohet për 93 dollarë për fuçi.

Oligarkët e naftës që me ligj duhet të kenë rezerva për 6 muajsh për tu mos ndikuar nga bursa vijojnë të pasurohen në paligjshmëri. Kjo favorizohet edhe nga heshtja e qeverisë dhe opozitës së vërtetë të Sali Berishës, i kompromentuar nga Oligarkët e naftës.

Latest articles

Related articles