Ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që i dha të drejtë PD zyrtare, ka reaguar përfaqësuese ligjor Indrit Sefa.
Sefa tha se Partia Demokratike do të ketë komisionerët e saj siç i ka pas gjithmonë dhe kjo është një humbje për LSI (PL).
Reagimi
Së pari më duhet të bëj një shpjegim për injorancën juridike që ka mbuluar këtë betejë të fituar të Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor. Fitorja e sotme nuk kishte të bënte vetëm me zgjedhjet e pjesëshme në Kukës por për zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2027. Komisioneri (Z.Celibashi) dhe KAS kishin vendosur që në zgjedhjet vendore të vitit 2027 PD do të duhet të kishte vetëm një anëtar KZAZ dhe rrjedhimisht 1 anëtar ne KQV. Partia Demokratike nuk mund të lejonte kurrësesi që bashkimi i halleve të NON GRATAVE që duan ti cojnë demokratët te LSI (PL) të zyrtarizohej ligjërisht.
Demokratë fitorja është e juaja dhe për ju sepse në zgjedhjet vendore të vitit 2027 Partia Demokratike do të ketë komisionerët e saj siç i ka pas gjithmon dhe kjo është një humbje për LSI (PL) dhe jo për ju.
Miqtë e mi mos bini pre e retorikës së atyre që duan tju çojnë në krahët e Ilir Metaj-t, ju keni shtëpinë tuaj dhe kontributi juaj është i vlerësuar vetëm në shtëpinë tuaj. Neveritini të gjithë ata që duan t’ju përdorin si mall shkëmbimi për të mbyllur hallet e tyre.
Partia Demokratike ka qënë, është dhe do të jetë gjithmon shtëpia juaj.

Sefa: Demokratë gëzohuni, fitorja e sotme në Kolegjin Zgjedhor