Gjatë 3 proceseve të rëndësishme që bëri Partia Demokratike, me zgjedhjen e kryetarit, Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar të PD asnjë dokument zyrtar nuk rrodhi në media. As lista për kandidatë për Këshillin Kombëtar, lista për kryesinë dhe as udhëzimet organizative, çka përbënte një risi në këtë partim
Fakti tregonte se Partia Demokratike ishte pastruar nga spiunët dhe keqdashësit brenda saj.
Tani ka dy ditë që janë trafikuar dokumente të vjetra kundër Lulzim Bashës për Asamblenë e Këshillit të Europës, një e korrikut dhe një e para një viti që si duket kanë qenë kopjuar nga ish zyrtarë të lartë të PD, deputetë, që i kanë rrjedhur në mediat e paguar nga familja Berisha. E bëjnë për të dëmtuar arritjen e madhe të Lulzim Bashës në arenën ndërkombëtare.
Por të shohim dy dokumentet:
Së pari, dokumenti që doli gjoja se Lulzim Basha kishte shkuar në Asamblenë e Këshillit të Europës, si zëvendësues i Blerina Gjylameti. Dokumenti ishte i korrikut 2023 dhe është mjë komunikim rutinë për deputetët me shërbim jashtë shtetit, si dhe Lulzim Basha është antar i deëgacionit të Shqipërisë në Asamble e KE, dhe zëvendësuese tij është Jorida Tabaku.
Së dyti, dokumenti që Lulzim Basha paska çuar në Asamble një shkresë në 2022 ku ai është kryetar i Partisë Demokratike, edhe pse i dorëhequr. Lulzim Basha ka qenë kryetar i Partisë Demokratike në 2022, sipas shtetit shqiptar dhe KQZ, pasi shteti dhe subjektet politike kanë rregulla të qarta. PD U regjistrua në zgjedhje me firmën e deleguar të Lulzim Bashës si kryetar i PD.
Asnjë deputet me mend në kokë dhe me dinjitet nuk kopjon dokumente të Partisë për ti nxjerrë në media për të dëmtuar kryetari e Partisë.