Gazetari Lavdrim Lita ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për ndryshimet në qeveri dhe zgjedhjet në Kukës. Lita theksoi se ndryshimet në qeveri janë pa cilësi, ndërsa në Kukës për Litën kandidati i PS është shumë i fortë.
“Ndryshimet të shumta në numër, por janë pa cilësi. SPAK po i merr Ramës minista e zyrtarë të lartë. SPAK po i heq tepsinë dhe timonin. Këto ndryshime në qeveri duke si 15 minutëshi i fundit në futboll ku trajneri fut lojtarë të rinj për të marrë barazimin“.
I pyetur për zgjedhjet në Kukës, Lita tregoi bisedimet në prapaskenë, ku kreu i PD dega Kukës ka ofruar që siglën e PD për një kandidat të përbashkët me Foltoren dhe opozitën, por është refuzuar nga Berisha.
“Politika në Kukës është shumë e vogël dhe lokale. Shanset e Emri Vatës për të fituar nuk janë të larta, pasi ndikon logoja e PD. Kandidati i Partisë Socialiste është shumë i fortë pasi jeton në Kukës, ndryshe nga ai i Berishës“.
“Ka nevojë për njerëz të rinj në politikë, të pakorruptuar“, tha ndër të tjera Lita.