Kokalari denoncon në FBI mikun e Berishës: Më kërcënoi jetën dhe ka kapacitet ta bëjë

spot_img
Advertisements

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka deklaruar se ka denoncuar në FBI-në amerikane një mik të ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin thotë se e ka kërcënuar me vdekje.

Kokalari ka zbuluar se është kërcënuar nga miku i Berishës, për shkak se nuk ndante të njëjtin mendim me të.

Ajo thotë më tej se duke patur parasysh personin që e ka kërcënuar, dhe “kapacitetin për ta bërë” ka vendosur ta denoncojë në FBI.

Kokalari ka treguar edhe më herët në rrjetet sociale se ka marrë kërcënime për shkak të mendimeve dhe komenteve të saj lidhur me situatën politike në vend.

“Ah, më kujto të të tregoj për një mikun tonë, në fakt më shumë tuajin, që në fakt u mundua të më tremb rrugës se i thashë që ti mund të jesh idhull për ata, jo domosdoshmërisht për mua.

E denoncova në FBI meqë kisha dhe dëshmitarë, se helbete si Amerikane s’kam pse e lë veten të ekspozuar ndaj njerëzve që jo vetëm më kërcënojnë jetën por kanë dhe kapacitetin ta bëjnë”, shprehet Kokalari.

spot_img

Latest articles

Related articles