Tronditet Vlora nga krismat e armëve – emri viktimës

Vlora është tronditur nga disa krisma armësh të shtunën (9 shtator) në mbrëmje. Nga të shtënat mësohet se ka humbur jetën shtetasi Laert Keka, 41 vjeç, banues në Vlorë. Nga pamjet e publikuara shihet se viktima ka qenë duke ecur me motor kur është qëlluar nga një makinë në ecje e sipër.

“Më datë 09.09.2023, ora 21:50, jemi njoftuar se në lagjen 28 nëntori, Vlorë, pranë Biblotekës ‘Shefqet Musaraj’, se ka të shtëna me armë zjarri. Dyshohet se nga një automjet ngjyrë e zezë me targa italiane, është qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Laert Keka, i datëlindjes 02.07.1982, banues në Vlorë,” njofton policia.

Mësohet se Laert Keka, për arsye që po hetohen, kishte ndryshuar emrin edhe mbiemrin. Ai njihej edhe si Leartiad Lekaj.

Sipas burimeve, viktima rezulton një person me precedentë penalë. Në fillimvitet 2000 ai dyshohet se mori peng një kambist dhe e ekzekutoi. Më vonë është akuzuar edhe për vjedhje me dhunë. Viktima ka vuajtur mbi 10 vite burg.

Latest articles

Related articles