Reforma Zgjedhore duhet të kryhet në kohën e duhur, ajo nuk duhet të mbetet monopol i atyre që nuk e kanë treguar kurrë vullnetin për një reforme zgjedhore demokratike, partitë opozitare duhet ta kenë kusht bashkëpunimi të mundshëm të tyre, bërjen e një reformë zgjedhore ku të përfshihen propozimet e bëra në vazhdimësi prej nesh – Shpëtim Axhami, kreu i PLL.
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT!
Dakortësia dhe bashkëpunimi opozitar për një reformë zgjedhore, të kryer në kohën e duhur, transparente dhe gjithëpërfshirëse, me ato ndryshime që shumë parti politike janë shprehur deri sot, do të ishte hapi i parë i kordinimit frontal të opozitës për të krijuar mundësinë e zgjedhjeve të lira dhe rotacionin e mundshëm politik.
Vonesat dhe mos funksionimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, kanë treguar qartë, deri sot, mungesën vullneti të atyre që e kanë në dorë funksionimin e këtij komisioni dhe kryerjen e kësaj reforme, një dokortësi e heshtur për ta lënë, si gjithmonë, miratimin e saj për në momentete e fundit, kuptohet në interes të vetë atyre që bëjnë reformën dhe duke u kthyer në lehtësi manipulimi për forcën politike në pushtet.
Partia Lëvizja e Legalitetit, duke ju bërë thirrje çdo force tjetër politike, kërkon unifikim qëndrimi si kusht bashkëpunimi të mundshëm opozitar, kryerjen Reformës Zgjedhore sipas kërkesave dhe propozimeve tona në vazhdimësi, kjo për të qenë të barabartë para votuesit dhe votat e çdo subjekti zgjedhor të përkthehen si duhet në mandate të merituara.
Manipulimi ligjor që u pa në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, nëse partitë opozitare nuk bëhen bashkë në propozim e qëndrim, me vullnet transparent mes tyre, do të përëritet edhe më keq dhe nuk do të ketë rotacion politik edhe pse ky mund dhe do të kërkohet prej votuesit, maxhoranca e sotme do të përdor çdo makinacion të mundshëm për të qëndruar në pushtet.



