A e dini pse i vendosin kabllot nëntokësore të internetit në oqean ?

Përgjigje:

Arsyeja pse kabllot e internetit vendosen nën oqean është sepse është mënyra më efikase për të lidhur kontinentet dhe vendet.

Kabllot vendosen direkt në dyshemenë e oqeanit në zonat e thella të detit dhe varrosen nën shtratin e detit afër bregut për mbrojtje.

Instalimi i këtyre kabllove nën oqean është i ngadalshëm dhe i shtrenjtë, por më shumë se 95% e të dhënave ndërkombëtare transmetohen me fibër optike në fund të oqeanit të quajtur ndryshe në rastin në fjalë kabllo komunikimi nëndetëse!

“Njerëzit mendojnë se të dhënat janë në Cloud, por jo. Janë në oqean.’

Pothuajse 750,000 km kabllo tashmë lidhin kontinentet për të mbështetur kërkesën tonë të pangopur për komunikim dhe argëtim. Kompanitë zakonisht kanë bashkuar burimet e tyre për të bashkëpunuar në projektet e kabllove nënujore, si një autostradë për ta ndarë të gjithë.

Por tani Google po ecën në rrugën e vet, në një projekt të parë në llojin e tij që lidh Shtetet e Bashkuara me Kilin, shtëpia e qendrës më të madhe të të dhënave të kompanisë në Amerikën Latine.

*Bashkangjitur postimit keni hartën e kabujve nën oqenan të internetit midis kontinenteve dhe vendeve*

Burimi:New York Times

Përshtati:Ing.Azmer Duleviç

Latest articles

Related articles