Avokati Adriatik Lapaj ka reaguar për ndërtimin e rrugës “George ë.Bush’, e cila ndodhet përballë parlamentit. Ai ka ndarë një foto të rrugës, ku shihet se është çarë asfalti. Lapaj shkruan se mungesa e garës ka çuar në mungesë llogaridhënieje, ndaj shton se duhet shembur ky sistem që është krijuar.
REAGIMI:
E shikoni këtë në foto? Është rruga “George ë. Bush”. Ndodhet përpara Parlamentit. Kjo rruga nuk ka 10 ditë që përfundoi së ndërtuari. 6 muaj zgjati ndërtimi i 300 metrave rrugë. Sa para shkoi, nuk e di. Ajo që di është se ditën e 11-të u kujtuan se kishin harruar pa montuar një mbrrokull brenda dhe iu kthyen avazit: e çanë asfaltin ende pa u tharë.
Paratë tona bëhen rrush e kumbulla. Ndaj duhet shembur sistemi i mungesës së garës! Mungesa e garës ka çuar në mungesë llogaridhënieje. Mungesa e llogaridhënies na ka shkatërruar jetën.