Qeveria Rama dhe autoritetet portuale njoftojnë me gëzim popullin shqiptar se jahti i Jeff Besos ndaloi tek pompa e naftës tonë.Jahti super luksoz i miliarderit Jeff Bezo është ankoruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.
Superjahti më i madh me vela në botë, “Koru”, i cili ka tre direkë 70 metra të lartë, është prodhim i vitit 2023 dhe vlera e tij llogaritet në 500 milonë dollarë.
Jahti me gjatësi 113 metër, që mban flamurin e Ishujve Kajman, është akostuar në kalatën nr.4 të Portit detar.
Ai u ndal sot në Durrës për shërbime dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë. Arsyeja e ankorimit është se do të furnizohet me 170 mijë litra karburant.
Jeffi nuk zbriti në tokë.