Ka shumë arsye pse Shqipëria nuk po i jep fund tranzicionit politik dhe ekonomik të ndërlidhur me fazën e fundit të komunizmit.
Medalja e mirënjohjes e kryeministrit Edi Rama për ish kryeministrit Fatos Nano është një turp institucional. Fatos Nano zhdoganoi korrupsionit sistemik për pasurim vetjak duke lënë vendin pas 8 vitesh qeverisje me pak orë energji elektrike, me dogana e tatime të shpartalluara, si dhe me 300 banda në qarkullim.
Mirënjohje për çfarë ? Për deklaratën se kryeqyteti i Kosovës është Beogradi!
Mirënjohje për çfarë ? Për deklaratën që do kthente paratë e vjedhura nga Piramidat e Sali Berishës.
Mirënjohje për çfarë ? Për vrasjet politike, arrestimet dhe burgosjet e opozitës nga 1998 deri në 2005.
Mirënjohje për çfarë ? Për republikën e skafeve ku humbën jetën mijëra shqiptarë e të huaj.
Mirënjohje për çfarë ? Për krijimin e një klase politike super të korruptuar.
Edhe sot e kësaj dite tregohen histori korrupsioni e kazinoje për ish kryeministri Nano, i cili iku nga pushteti sepse ndërroi dora e korrupsionit, me Edi Ramën dhe bandën Socialiste.