Firon “Foltorja” në Kukës. Me 5 kandidat 300 vetë më pak

 

Primaret e Kukësit për Rithemelimin kanë rezultuar në një dështim spektakolar. Nëse për zgjedhjet e 14 majit, Admir Sinemati u zgjodh me 989 vota nga 997 votues, ndërsa në primaret e sotme sipas shifrave të fryra me 5 kandidatë kanë votuar gjithësej 678 votues, minus 300 demokratë.

Emri Vata, ish polic, ka marrë vetëm 274 vota (nga totali 678 votues) në bastionin e demokratëve sepse e kanë sjellë ish policët nga Tirana.

Humbja e duket e thellë pa filluar gara. Por Dr. Kulla thotë “pjesëmarrje e jashtëzakonshme”. 1/3 më pak e jashtëzakonshme është në fakt për të gjithë.

Përfundon numërimi i votave për Primaret e Kukësit!

Pas numërimit, shpallen dhe rezultatet për bashkinë Kukës:

Në total janë administruar 997 fletë votimi.

989 vota rezultuan Pro dhe 6 vota rezultuan kundër.

Dy vota rezultuan të pa vlefshme.

Rezultatet e votimit u shpallën nga Sekretari Politik i degës së PD-Kukës, z.Halit Muçmata.

Urime dr. Admir Sinamatit!

Latest articles

Related articles