Për naftën e Shpiragut!!! “Suksesi” që kërkon të fshehë skandalet e verës

Nga Osman Stafa

Komunikova sot me persona pjese të ekipit të Shell-it, për të kuptuar më shumë rreth situatës.
Është e vërtetë që është arritur në rezervuar, në thellësinë 6002.5 metra. Por që të kuptohet nëse ky rezervuar do të jetë “ari” i shumëpritur, duhet të kryhet një proces i cili quhet “well test” ose testi i pusit, i cili është parashikuar të zhvillohet në muajin nëntor. Para testit është e vështirë të jepet një përgjigje nëse ky rezervuar do të jetë i shfrytëzueshëm. SHELL thotë se ky zbulim mund të jetë 50% sukses.

Por pse Kryeministri Rama doli me daulle për të lajmëruar një “sukses” që ende s’dihet nëse është sukses? Siç mund të dalë testi pozitiv i rezervuarit, mund të dalë edhe negativ.

Qeveria shqiptare dhe Kryeministri Rama po gjendet në shumë vështirësi, sa i përket skandaleve. Krenaritë e qeverisjes së tij, inceneratorët, konçensioni i sterlilizimit, po dalin afera korruptive. Nga ana tjetër vjedhja e të dhënave TIMS, përgjimet “Sky”, janë çështje të cilat po vlojnë.
Prandaj Kryeministrit i duhen lajme pozitive.
I duhet të trajtoj çështje si kjo e naftës, si suksese të qeverisë së tij. Si çështje se pas kësaj, Shqipërsë do i mbarojnë hallet.
Madje nëse fillojnë skandalet e thellohen, nuk është çudi, që Rama të lajmërojë se në Kurvelesh, është zbuluar një minierë ari dhe secilit shtetas shqiptar nuk do i japim më rrogë, por do e paguajmë me ar.

Propagandë për të shpëtuar veten nga skandalet kjo e Ramës me naftën e Shpiragut.
Sepse në një rast tjetër, një Kryeministër pret analizën e fundit dhe nëse është e suksesshme, del edhe lajmëron.

Latest articles

Related articles