Karabina: Një vjedhje e madhe i është bërë Shqipërisë nga një grusht njerëzish

spot_img
Advertisements

Zëdhënësja e Partisë Demokratike zyrtare, Mirela Karabina në studion e lajmeve në “Ora News”, deklaroi se kryeministri Rama është sot në hall, pasi edhe ai pas ministrav, deputetëve, e ka vendin vetëm para drejtësisë dhe në burg.

Duke iu referuar konferencës së sotme për shtyp të kryeministrit shqiptar, Karabina theksoi se Edi Rama është në hall të madh.

“Edi Rama duhet kuptuar për ato çfarë deklaroi, pasi ai sot është në hall të madh. Pasi është një vjedhje e madhe që i është bërë Shqipërisë nga një grusht njerëzish.

Kemi vjedhjen me incineratorët, kemi vjedhjen me sterilizimin, kemi ministra dhe deputetë në burg dhe në arrati, prandaj Rama është sot në hall, pasi edhe ai pas tyre e ka vendin vetëm para drejtësisë dhe në burg”, u shpreh ndër të tjera zëdhënsja e PD-së zyrtare, Mirela Karabina.

Në përfundim ajo i bëri thirrje demokratëve që t’i bashkohen PD-së me Lulzim bashën në krye si alternative më e mirë e shqiptarëve.

spot_img

Latest articles

Related articles