Nga Leonard Quku
Insistimi për primare alla-shqiptarçe kur këto primare e thërrmuan elektoratin opozitar në 14 Maj, do të thotë se nuk keni për qëllim të arrini ndonjë fitore. Falë këtyre primareve alla-shqiptarçe e katandisët opozitën me vetëm 6 bashki dhe këto bashki u fituan me zotësi nga kandidatët, se të ishte për lidershipin e opozitës shifrat do ishin 0 (zero). Nuk është e qartë a jeni syleshër, apo jeni ngarkuar me mision anti-opozitarizmi, por në secilin rast uji shkon te “mulliri” i Edi Ramës. Kukësi e ka kandidatin, Arif Rexhmati është gati, ju mbetet vetëm të mos përziheni në fushatën e tij! Kaq ua keni për detyrë kuksianëve!


