Lirohen tre ushtarakët e arrestuar për kanabisin në bazën e Zall-Herrit

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë të lirë tre ushtarakët e arrestuar pas zbulimit të një parcele kanabisi në bazën ushtarake të Zall-Herrit.

Bëhet fjalë për Shefin e Seksionit të Sigurisë, Gramoz Mullai si dhe dy specialistët, të Zbulimit, Rustem Koçi dhe atë të Sigurisë, Gentian Zhurda të cilët janë lënë të lirë sot.

Ushtarakët e kishin apeluar vendimin duke pretenduar se ishin ata të cilët e kishin zbuluar parcelën gjatë kontrollimit të zonës në korrik, një muaj më parë se policia, dhe e kishin raportuar. Në dëshminë e tyre, ushtarakët janë shprehur se kontrollimi i zonës ishte i vështirë për shkak të bimësisë së dendur.

Të proceduar penalisht për parcelën janë edhe shtetasit A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture, P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge, I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier, P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

Parcela e zbuluar gjatë aksionit të policisë kishte 125 rrënjë të bimës kanabis sativa. Tre ushtarakët do të qëndrojnë në masën “arrest në shtëpi”.

Latest articles

Related articles