Begaj, Rama dhe Berisha përballë separatizmit grek – REDAKSIONALE

Presidenti i Republikës Begaj është treguar një zyrtar i lartë serioz duke refuzuar ftesën “kalë troje” të kryeministrit grek Micotaqis për një “çapë bukë” në Athinë.

Kreu i qeverisë greke Micotaqis ka disa vite që fton KM Edi Rama për çapë buke në Athinë e gjetkë dhe asnjëherë në ftesa zyrtare shtetororw. Pikërisht ftesa jo zyrtare janë ftesa për restorante dhe jo ftesa shtetërore me protokolle dhe bisedime për çështje madhore: çështja e kufirit detar, ligji i luftës çështja çame, interesat e emigrantët shqiptarë dhe minoritetit grek në Shqipëri, etj.

Separatisti grek Fredi Beleri është bërë casus belli i Greqisë për të fshehur një skemë minoriteti në Himarë me çensusin e shtatorit ku pritej të regjistroheshin më shumë se 20 %. Arrestimi për manipulimi vote në Himarë nga mendjelehtësia kriminale duket se ka hedhur në erë skemëne fshehtë.

Kandidimi i Separatistit nga ish KM Sali Berisha konfirmon edhe një herë tezën se ai është gati të bëjë gjithçka për Pushtet, siç mbushte tanket e Millosheviçit me naftë për të shtypur kosovarë dhe për tu justifikuar më pas se e lejonte kontrabandën sepse nuk donte që fushat e Kosovës të rrinin djerrë.

Me serbë e grekë o burra Pushteti!?

Sido që të jetë, minoriteti grek në Shqipëri është pasuri Kombëtare dhe duhet të mbrohet me fanatizëm.

Latest articles

Related articles