Një efektiv policie është vënë në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë kanabis në lokalet e natës në Sarandë në bashkëpunim me një person tjetër.
Efektivi i policisë u gjet në lokalin ‘Beach Bar’në Sarandë së bashku me mikun e tij, ky i fundit i dyshuar për kultivim kanabisi, si dhe armëmbajtje pa leje.
Pas arrestimit policia kreu edhe një sërë kontrollesh ku gjeti 100 doza kanabisi, një armë zjarri tip TT pa leje, dy aparate celularë, një automjet, 555 euro, 20 paund dhe 20.000 lekë.
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.