Nga Vlla Shkumbini
Bashke me suksesin e sektorit turistik, sivjet nuk munguan as anekdotat, si ajo e 4 italianeve qe kishin ikur pa paguar ne nje nga restorantet tipike te Beratit.
Me te drejte, KM Meloni, si nje italiane konservatore qe kerkon te ruaje emrin e vet, nuk mund te lejonte qe kjo gje te kalonte si nje barsalete e tipit “na ishte nje shqiptar, nje italian dhe nje gjerman …”
Ajo “me kuleten e saj ne dore shkoi dhe pagoi personalisht llogarine e pashlyer te patrioteve te saj shakatore”. Ashtu sic do bente cdo moter e madhe apo mama, kur femijet bejne prapesira.
Le te kthehemi ne shtepine tone. KM e ka deklaruar vete se sa e ka per zemer emrin e Shqiperise dhe shqiptareve. Ai vete thote, se bashke me ekipin e tij po punon cdo dite qe te rilinde vendin tone dhe ta nxjerre nga bataku i batakçinjve te para 10 vitesh. Une dua t’i besoj.
Por sot ka nje lajm:
Jane rritur pa mase videot virale ne mediat sociale te turisteve italiane qe ndjehen te mashtruar nga bizneset shqiptare, duke filluar nga taksite, te restorantet, baret, diskotekat, hotelet, çadrat, gomonet, e madje disa ankohen dhe per sigurine e plazheve, ku mjetet lundruese vazhdojne te hyne e dalin ne zonat e plazhisteve.
Atehere le te jete ky shenim nje thirrje per Z. Kryeminister, pa asnje nuance polemike, por thjesht me deshiren per te ruajtur emrin e mire tonin, te shqiptareve qe duam ta mendojme dhe quajme veten te mire e te ndershem:
Ju lutemi KM, ngrini nje grup pune qe te monitoroje mediat sociale dhe kontaktoje cdo italian qe eshte ndjere i mashtruar. Te marrim informacione dhe kuptojme kush jane keto tregtare mashtuese e matrapaze.
Te futet ne pune shteti, sepse ka institucione qe monitorojne tregun dhe mund te marrin masa. Gjithashtu secilit italian qe eshte ndjere i mashtruar duhet t’i ofrojme dicka. Mund te jete nje kerkese faljeje, por mund te jete dhe nje demshperblim material.
Sivjet italianet e shume te tjere qe erdhen varg ne Shqiperi, erdhen me se shumti prej cmimeve, e nese duam te vazhdojme te bejme biznes ne turizem, cmimet duhet te mbeten njerezore. Nese duam te rifitojme serish ata kliente qe ndjehen te mashtruar, duhet t’i flasim dhe leme te kuptojne, se ne e kemi per zemer emrin tone te mire. Buke e kripe, por zemer e madhe!



