Çfarë po ndodh brenda SPAK për çështjen e Sterilizimit?

Çështja e “sterilizimit” dëften për interesa të ndryshme në lojën brenda sistemit të drejtësisë.
Dy prokurorët e SPAK (Kondili dhe Nakuçi) kanë vonuar për vite me radhë hetimet derisa nxorrën përgjegjës vetëm biznesmenin Rrapaj dhe Komisionin e Koncesionit, duke përjashtuar ish ministrin Beqaj.
Fill në media rodhën materiale të mbledhura nga BKH (FBI shqiptare të trajnuar në SHBA) që bën përgjegjës pikërisht Ilir Beqajn. Rrjedha ishte për të nxjerrë në pah “mbajtjen e dorës së prokurorëve” për Beqajn.
Më pas Gjykata e Posaçme në vlerësimin e masës së sigurisë për të arrestuarit e SPAK i kërkoi dy prokurorëve hetime për 2 ish ministra (Beqaj dhe Cani) si dhe 4 zyrtarë të tjerë.
Kaq mund të kuptohet nga jashtë sepse nga brenda “tenxheres” vlon…

Latest articles

Related articles