Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se i biri i tij nuk është përfitues në kullën që do të ndërtohet në qendër të Tiranës.
Berisha për herë të parë nuk akuzoi kryeministrin Edi Rama, por akuzoi kryebashkiakun Erjon Veliaj, ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe Lulzim Bashën si autorë të shpifjeve.
Berisha theksoi gjithashtu se ka refuzuar që të jap leje për ndërtimin e kullave në kryeqytet, ndërsa projektet e tyre, sipas tij e kanë origjinën në vitin 2001, 2003.
“Me Lulzim Bravën ka aleancë aq sa mund të ketë me Taulant Ballën. Kjo është përgjigjja ime. Demokratët duhet të bashkohen, por Brava dhe Alibasha janë pengje mjerane të keqpërdorura të Edi Ramës. A e patë se si u ndez një sherr i tmerrshëm brenda PS-së për shkak të keqpërdorimit që i bëri për një moment, Veliaj, Bashës.
Berisha, njeriu më i informuar në vend, nuk e di se i biri është me qira në vilën e ndërtuesit të kullës 64 kate.