Një operacion i madh anti-drogë është duke u zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë.
Redaksia mëson se të paktën pesë persona janë vënë në pranga si dhe është sekuestruar një sasi prej rreth 10,000 tableta ekstazi.
Droga vinte nga Kosova dhe shpërndahej në klubet e natës kryesisht në lokalet e zonës së ish-Bllokut në Tiranë.
Tre prej të arrestuarve janë nga Shqipëria, ndërsa dy të tjerë janë shtetas të Kosovës.
Mësohet se janë arrestuar Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Nga 5 të arrestuarit, 3 janë Shqipëria dhe 2 të tjerë nga Kosova.