Një vit më parë grupacioni anti-amerikan i drejtuar nga Sali Berisha urdhëroi gjithë fanatikët e tij që të sulmonin deputetët e PD dhe Lulzim Bashën për votën e tyre pro zgjatjes së mandatit të ONM. Akuza e tyre ishte se Rama kishte blerë Bashën duke e detyruar atë t’i bindet urdhërave të Soros.
Nuk u lodh njeri të kërkonte faktet se si vetë PD kishte kërkuar ONM, madje vetë Berisha e kishte deklaruar ONM si masë parandaluese në vetting. Nuk u lodh njeri të gjente se shumica e të emëruarve në KPA janë njerëz të klanit të Sali Berishës. Jo! Të gjithë, përfshirë dhe surrogatqt në media që sot mbrojnë me heshtje ortakërinë në kulla, akuzuan Bashën se është i shitur.
Kjo masakradë politike që përdor turpshëm shumicën e shqiptarëve duke u hedhur teori konspiracioni dhe duke u ofruar atyre gënjeshtra në vend të së vërtetës ka qenë shkaku i rritjes së mosbesimit të shqiptarëve ndaj politikës. Sali Berisha për vite me radhë ka akuzuar kundërshtarët e tij politikë si ortakët e vërtetë që ndërtojnë dhe ndajnë koncesione së bashku. Gjatë kohës që paratë e oligarkëve hidheshin për lëvizjen e tij anti-ameriakne, Foltore, ai refuzonte t’i përmendë me emër dhe mbiemër oligarkët.
Në janarin 2022, kur ai qe poshtëruar nga sulmi i palogjikshëm me dërrasa, shkopinj dhe kokë dashi ndaj PD, ai nxorri në media një tjetër shpifje a thua se në oborrin e PD do të ndërtohen kulla. Pra, sikur PD e drejtuar nga Basha kishte rënë dakord me Veliaj për të ndërtuar aty kulla dhe këtë e lëshuan si lajm gjithë surrogatët e tij mediatikë duke ngritur hije dyshimi dhe gënjeshtrash për ato kulla.
Tani, historia po tregohet e pamëshirshme me plakun pa dhëmbë që përpiqet të kafshojë por që vazhdimisht goditet pa mëshirë nga vota e shqiptarëve që duan ta poshtërojnë. Njeriu që ka shënjuar historinë e politikës shqiptare mund të ketë kapur nëj copë kullë me qiradhënësin e djalit të tij, por historia nuk mbyllet me kaq. Emri i tij është njollosur një herë e mirë me pështymën që ai ka lëshuar për vite me eradhë karshi njerëzve që e kanë kundërshtuar.
Turma e falangat e ofenduesve profesionistë që frymëzoheshin nga zërri i tij i çjerrë dhe gjithë helm nga gëlbaza e një ish komunisti të konvertuar, tani ka rreshtur pasi ka zbuluar që frymëzuesi i tyre dhe komandanti i fyerjeve të tyre është më i keqi nga gjithë ato që ka sulmuar. Poshtërimi i rezervuar në 14 maj të këtij viti ishin sinjalet e qarta të degradimit fundor që njeriu i politikës shqiptare ka pësuar.
Tani, kulla në qendër të Tiranës është vula e oligarkisë dhe poshtërimit fundor që burri me lëkurën e zjverdhur nga pisllëqet e tre dekadave politikë dhunuese ka orkestruar. Shpifjet e tij ndaj të tjerëve gjejnë formë në fytyrën shtatin e tij të kërrusur më shumë nga korrupsioni dhe keqdashësia se sa nga mosha.
Koha, nuk ka për t’i shëruar plagët e tij, do t’i bëj më të qarta jo për shqiptarët që e kanë vulosur përfundimisht atë në skëterrë. Por, mbi të gjitha, për adhuruesit e tij, që do të shohin tanimë me sytë e tyre krijesën e pështirë komuniste që kanë adhuruar me shpresën se është Doktori i Demokracisë.