Fermeri kthehet pas 12 vitesh në SHBA për t’iu përkushtuar bujqësisë

Fermeri Ferrik Rama nga Zharrëza e Fierit është kthyer pas 12 vitesh nga SHBA për t’iu përkushtuar bujqësisë.Fermeri Ferrik Rama shprehet se, në vitet 2000 emigroi jashtë shtetit në Greqi dhe më pas lëvizi drejt SHBA.

“Punova rreth 11 vite. Dhe që andej pastaj vendosa që të vij të punoj në vendin tim”, thekson ai.

Ai tregon se vendosi të fillojë biznesin e bujqësisë sepse ishte një kohë që vlonte.

“Kam ndërtuar 2 hektarë. Po bëhemi gati për sezonin e vjeshtës që të fillojmë të mbjellim domaten, trangullin, specin, këto më baziket”, shprehet fermeri Ferrik Rama.

Ai shton se treg për të shitur perimet ka.

“Trangullin për turshi, është një kompani që e çon në Austri. Ka çmime fikse dhe është sipas kualitetit. Kompania është e rregullt dhe jemi të kënaqur”, thekson ai.

Latest articles

Related articles