Zbulimi i një sekreti publik se familja e Sali Berishës është në marrëdhënie qiraje me ndërtuesin një kulle 64 katëshe duke i marrë një Lulishte Tiranës ka lënë pa fjalë sa njerëzit e verbuar pas Sali Berishës po ashtu edhe kaubojsat e Berishës që gjezdisnin me të në xhep ndërsa opozita përpiqej të protestonte në Parkun e Liqenit.
Në rrugët e Tiranës, deputetët e Foltores dhe kryesia e saj mbanin në vesh celularin për të dëgjuar çfarë Doktori do të thoshte në konferencën e tij për shtyp në orëm 12.00. Ata ishin në ankth për të dëgjuar sigurinë e Doktorit që ai nuk kishte të bënte me kullën 64 katëshe në qendër të Tiranës që po gllabëronte pasurinë e shqiptarëve dhe Tiranës. Por jo, Sali Berisha u përpoq të mohonte por në fakt pohoi atë që të gjithë e kanë ditur por kanë refuzuar ta shohin; ortakërinë e tij në biznes dhe kulla me Edi Ramën.
Për të fshehur këtë ortakëri ai gjithmonë ka luajtur kartën e sulmeve dhe akuzave për të tjerët. Fjala vjen për të mbuluar kullat në Tiranë ai ka akuzuar përmes portaleve të tij se deputete të opozitës kanë marrë leje ndërtimi nga Erion Veliaj, kur në fakt po i merr ai. Ka akuzuar se Basha ka ndërtuar me Ramën kulla tek oborri i PD ndërkohë që vetë po ndërton me Veliaj dhe Ramën tek lulishtja e Tiranës.
Më herët ai ka akuzuar këdo që ka pasur mundësi për ndërtimin e hidrocentralit kur njerëzit dhe biznesmenët e tij kanë ndërtuar hidrocentrale. Shihni dhe kujtoni rastin e Unazës së Madhe ku kompania që u zbulua të kishte fallsifikuar firmën e kryebashkiakut të Delauare është një nga ato kompani që i ka dhuruar Berishës një zyrë tejet komode në kullën që ka ndërtuar. Shihni më tej se sa shumë ka denoncuar Berisha oligarkët që i sponsorizuan Foltoren atij duke mos paguar asnjë qindarkë nga xhepi i tij dhe në rastin më të mirë kujtoni se çfarë i ka thënë Edi Rama gajtë debatit për McGonigal.
Të gjitha këto fije forcohen edhe më shumë kur sheh se si Berisha mbron Arben Ahmetaj,një ortakëri kullash mund ta mendojmë. Një ortakëri mbetjesh të një politike që duhet t’i vendoset kazma.
Për një vit e gjysmë me radhë demokratët e sinqertë dhe të verbuar pas Sali Berishës kanë besuar se ai është Mesia dhe njeriu i pastër që po e sulmon Amerika padrejtësisht. Por, koha po tregon që Sali Berisha është ortaku i Edi Ramës, Erion Veliaj dhe Ilir Metës. Ortakët e një krimi mbi demokracinë dhe ekonominë që po i vret shqiptarët përditë, ortakë që mbrojnë sa të munden dhe si të munden pasurinë e tyre të pandershme në kurriz të shqiptarëve.
Demokratët duhet të indinjohen dyfish për një burrë që i ka gënjyer. Ai është pasuruar aq sa të ngrejë kulla 64 katëshe apo rezorte mahintëse ndërsa ata qëndrojnë në hijen e varfërisë pa diell dhe pa të drejtë të shohin qiellin. Për këtë Sali Berisha duhet ndëshkuar.