Nga Skënder Sadri KAPITI
Tranzicioni në Shqipëri ishte një dështim i plotë.
Për këtë përgjegjësia bie mbi të gjithë politikën e vjetër që e dominoi tranzicionin.
Tanimë me ekspozimin e zbulimin e rasteve të rënda të korrupsionit ku politika e vjetër paska bashkëpunuar e gjitha në korrupsion, duke vertetuar kështu se sa të drejta dhe të faktuara paskan qenë sanksionet e SHBA për ishkryeministrin shqiptar, për deputetë e kryetarë Bashkish në Shqipëri si dhe për të tjerë që priten që të shpallen së shpejti “non grata”.
Pra u vertetua kështu se sa sakt e ka etiketuar Basha me të drejtë politikën e vjetër si “Trekëndëshi i Bermudës”.
Tashmë kanë rënë alibitë edhe të disave në Kosovë të cilët kishin rënë në kurthin e akuzave, shpifjeve dhe të alibive anti-Basha të politikës së vjetër të korrupsionit në Shqipëri.
Se kështu ka ndodhur edhe kur ra regjimi enverist në Shqipëri,që në Kosovë me vonesë e kuptuan se cfarë kishte qenë ai regjim, dhe po kështu edhe do ta kuptojnë se të gjithë lideret e kryeministrat shqiptar kush më shumë e kush më pak , apo edhe së bashku ndërtuan në Shqipëri sistemin e korrupsionit.
Dhe dihet një gjë, se korrupsion të mirë nuk ka ,dhe se si korrupsioni i madh apo pak më i vogël qofte ai, korrupsioni është korrupsion dhe ai duhet ndëshkuar sic po bën sot Vetting-u dhe SPAK-u Shqipëri me ministrat, drejtorët e zënvëndëskryeninistrat e Edi Ramës.
Duhet Vetting-u në drejtësi edhe në Kosovë,gjë të cilën si nevojë e domosdoshmëri ka vite e vite që e promovon si kërkesë publike politikës së Kosovës, Gazeta “BOTA SOT”.
Nuk është e vështirë për të konstatuar se cilat janë armët e fuqishme politike të Lulzim Bashës kunder politikës së vjetër të “Trekëndëshit të Bermudës” sepse ato janë dukshëm të ekspozuara dhe nuk janë sekrete.
Dhe prandaj edhe nuk ka pse të zgjatem shumë,por po i them ato shkurtimisht.
E para është se intelektuali, politikani, deputeti dhe Kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha dhe Elita e Re Politike e PD-së mbështesin fort dhe besojnë e inkurajojnë Vetting-un në drejtësi, SPAK-un, në betëjën e vështirë të tij ligjore kundër krimit e korrupsionit.
Arma e dytë është se Basha kërkon Vetting-un për gjithë politikën shqiptare gjë e cila po e tmerron klasën dhe politikën e vjetër të tranzicionit. Dhe, Basha e kërkon një gjë të tillë pasi ai nuk ka shtrëngesa, as ngarkesa e as e kusure as nga e kaluara komuniste dhe as nga korrupsioni.
Arma e tretë e tij është ajo se Basha mbështet sanksionet dhe shpalljet “non grata” nga SHBA për korrupsion që vijnë për këdo kush qoftë ai.
Këto përditë e më shumë po rrisin besimin dhe shpresën te intelektualët,rinia e studentët se me Bashën dhe PD-në do vijë ndryshimi, do fitohet beteja kundër korrupsionit, dhe do konsolidohet shteti ligjor dhe demokracia .
Dhe arma politike e katërt e tij është ajo se Basha ka mbështetjen e SHBA-ve dhe të BE-së si partner i tyre i besueshëm për t’u ndarë me të shkurën dhe tranzicionin dështak e korruptiv në Shqipëri.