Një gazetar shok për kokë i Tigrit në arrati kishte zbuluar se zbulimin e pronarëve të vërtetë të kullës 64 katëshe të Foltores, Gimit të Redbullit dhe Sandrit ishte dorë e Lalit Erit.
Sipas shokut të Tigrit, Lali Eri kishte nisur një fushatë mediatike për të zbuluar lidhjet okulte të Doktorit dhe Piktorit.
A thua se këto lidhje janë sekret shtetëror që ruhen në 700 dryna. Me këtë zbulim shoku i Tigrit kish lënë pa punë CIA, BND, DGSE, MI6, MOSAD, BIA, AISE.
E vërteta është se pazari i Piktorit dhe Doktorit është i vjetër. Shumë i vjetër. Bashkëpunimet e hershme fillojnë mga vitet 90 derisa Piktori u bë ministër e kryebashkiak me Mjaftin e Lalit në shërbim të Doktorit opozitar kundër Tosit.
Kolegu shok i Tigrit po fuste spicat Piktorit për Lalin që gjasme po ia bënte prapa krahëve. Vaj medet ku kemi arritur me hallet e Tigrit, Lalit dhe Piktorit.