Ronaldo bën kryqin, në Arabinë Saudite është e ndaluar kjo shenjë…

spot_img
Advertisements

Ai shënoi dhe bëri një gjest të ndaluar pas golit. Në Arabinë Saudite, shprehja publike e besimit të krishterë është e ndaluar dhe parashikohen dënime për ata që i shkelin këto dispozita. Pas penalltisë vendimtare në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve Arabë, Cristiano Ronaldo bëri shenjën e kryqit.

Goditja e tij nga njëmbëdhjetë metra e çoi Al Nassr në finalen e garës së vendeve arabe ku do të përballen me Koulibaly dhe Al Hilal të Milinkovic-Savic. Pas konvertimit të penalltisë në minutën e 75-të, Ronaldo bëri shenjën e kryqit para se të ngazëllehej me ‘Siuuu’ e tij klasike. Ky gjest është i ndaluar në Arabinë Saudite.Jo myslimanët gjithashtu nuk lejohen të falen në publik, të shfaqin kryqin, ose objekte fetare në mjedise publike. Dhe kushdo që i shkel këto rregulla akuzohet për prozelitizëm fetar. Incidente të tjera si kjo në të kaluarën janë dënuar rëndë.

Siç ndodhi me kolumbianin Juan Pablo Pino që madje u arrestua, sepse ai hyri në një qendër tregtare në Riad me një bluzë të grisur që tregonte një tatuazh të Jezusit.

spot_img

Latest articles

Related articles