Mashtronte biznesmenët duke iu premtuar tendera, në pranga mashtruesi që hiqej si zyrtar i lartë në Tiranë

Një 39-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Operacioni i quajtur “The Eye” u realizua nga seksioni për krimin ekonomik në Tiranë në bashkëpunim me komisariatin e Rinasit.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Indrit Aliu (Kolleshi), 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale”, njoftoi policia.

Rezulton se i riu ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash duke mashtruar biznesmenë të ndryshëm. Ai prezantohej si zyrtar i lartë dhe në këmbim të shumave të mëdha monetare iu premtonte atyre tendera të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare, kontrata dhe dokumente të ndryshme të cilat autori i dyshuar i përdorte për skemën e tij të mashtrimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Mësohet se në vitin 2011, Aliu ka qenë i dënuar për mashtrim me 10 vite burg, por ka qenë me gjykim të shkurtuar.

Latest articles

Related articles