Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka paralajmëruar masa ndëshkuese edhe ndaj Serbisë.
Në një deklaratë për mediat, Stano ka thënë se nëse Serbia nuk merr hapa për përshkallëzime të situatës në veri të Kosovës, 27 vendet anëtarë të Bashkimit Europian mund të bien dakord që të vendosen masa ndëshkuese edhe ndaj Beogradit, njësoj si Prishtina.
“Nëse shtetet anëtare të BE-së vendosin, atëherë ne do të vendosim masën e nevojshme kundër Serbisë nëse 27 shtetet anëtare deklarojnë se në situatën aktuale, në kontekstin aktual të kësaj krize të fundit se Serbia nuk po bën gjithçka për të shtensionuar situatën”, ka thënë Stano.