Açka: SPAK të hetojë kullat në qendër të Tiranës, banka të PS-së për blerjen e opozitës. Të nisë nga kjo e fundit

Nga Flutura Açka

Njëherësh me namin që po qarkullon për fat Europës si një perlë e panjohur e Europës për bukuritë natyrore, po ulen me të njëjtēn shpejtësi hapësirat e gjelbra, veçmas të qyteteve, e veçmas Tiranës.

Përtej entuziazmit të politikës së “klubit të barsetave” që ka ngulfat Tiranën politikisht, financiarisht, kulturalisht e moralisht, i tillë që do të mbetet përjetë objekt barcoletah, Tirana është sot një qytet i pajetueshëm, si nga cilēsia e ajrit dhe mjediseve, nga trafiku e kushte minimale të jetēs kolektive, nga mungesa e shërbimeve në raport me numrin e popullsisë, por edhe nga shēmtia qē ia ka veshur si qysh babëzia e papëbajtshme qē ka shoqërur sistemin e ndërtimeve, i vetmi sektor që siguron e pastron miliardat.

Tiranēt dhe ‘tiranasit’ që po e ndërtojmë dhe shkatërrojnë njëherësh, po bējnē krimin mē të madh që i është veshur politikës, sepse është një krim, ndëshkimi për të cilin nuk ka asnjë vlerë, sepse i ka dhënë già fytyrën e tyre asaj.

Por këto kulla janë banka e pushtetit të PS-së me të cilat blejë votat që grabisin për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, pasi kanë lēnë nën minimumin jetik 43% të tyre; me të cilat blejnë edhe Opozitë për t’u shitur demokratë të mēdhenj europianë; me të cilën blejnë media që i kushton emisione tē tëra këtyre bukurive phallo-ike të qendrës së Tiranës; me të cilat poshtëron administratën dhe korrupton të gjithë sistemin; me të cilat ble luksin e shfrenuar të pushtetit që riciklon me forcën e parasē kriminale sërish pushtet.

Kjo – banka në duart tē klubit të barsetave – është e vetmja siguresë që mban miqësinē politike mes kreut të qeverisë dhe kreut të bashkisë.

Është detyrë e SPAK ta djegë atë siguresë e pastaj të shohim se ç’do të ndodhë. T’i marrë me radhē financat e këtyre kullave, le ta nisë nga kjo më e reja që ia mori qendrës së Tiranës një vendth të gjelbër.

Latest articles

Related articles