Kur Basha denonconte bizneset dhe kullat e Trekëndëshit, Rama- Berisha-Metaj!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte këtë të dielë pothuajse i vetmi politikan i nivelit të lartë që reagoi ashpër për masakrën korruptive që po kryhet në qendër të Tiranës dhe bëhet fjalë, për ndërtimin e kullave pas Teatrit të Operës dhe Baletit. Basha i bëri thirrje SPAK që të ndjekë paranë e investitorëve të vërtetë, për të zbuluar se kush janë pronarët real të kullave që po shkatërrojnë lulishten e fundit në qendër të Tiranës. Kreu i PD, i cili ka artikuluar i pari ekzistencën e “Trekëndëshit të Bermudës” si një aleance e ngushtë për interesa korruptive-kriminale-politike mes Ramës, Berishës dhe Metajt, duket se ka qenë “profetik” dhe i pari që ka treguar të vërtetën e teatrit që po vazhdon të luaj me shqiptarët, demokratët dhe socialistët e ndershëm kjo treshe.

Për shumë vite Basha ka qenë konseguent dhe i vendosur në denonconcimin e aferave të fshehta mes pushtetit të Rilindjes, Rithemelimit të Berishës dhe oligarkëve.

Kujtojmë këtu që dhe pak kohë pas zgjedhjeve lokale, më 8 qershor para parlamentit, ai denoncoi para gazetarëve se kanë vërshuar tendera ndërtimi si konkretizim i marrëveshjeve mes Trekëndëshit të Bermudës.

”Edhe sot që flasim edhe një javë pas zgjedhjeve kanë vërshuar favore, tendera ndërtimi për ortakët e heshtur dhe të hapur të ‘Trekëndëshit të Bermudës’ që do të thotë që kemi të bëjmë me një sistem, me një stablishment i cili natën ndan favoret, lejet e ndërtimit dhe ditën bën sikur zgjidh. Ky është Teatri politik që ka marrë në qafë Shqipërinë dhe ky Teatër politk mund të marr fund vetëm kur të gjithë të mos bëjmë sikur nuk e shohim çfarë po ndodh, mos bëjmë sikur se dimë se çfarë po ndodh, po të marrim në dorë përgjegjësinë që na takon si qytetar, si gazetar si politikan. Unë po përpiqem të bëjë pjesën time dhe ju inkurajoj nga zemra pavarësisht se i di vështërsitë tuaja që të bëni dhe ju pjesën tuaj”, denoncoj Basha para gazetarëve.

Latest articles

Related articles