Kulla e revolucionit!

NGA ROLAND BEJKO

Mirmëngjes miqtë e mi , të thjeshtët revolucionarë.

E kam fjalën për ju që shkoni në revolucion me një sanduiç e autobuz falas, jo për ata me Range Rover….

E morët vesh çfarë forme ka revolucioni?!

Formën e Malit në mes të Tiranës.

Po Mali në mes të Tiranës, çfarë forme ka, e dini?!

Ka atë të Kullës së foltores që do ngrihet pas Teatrit të Operas.

Po me revolucionin, çfarë u bë?! Ku ngeci?!

Revolucioni u bë kullë për familjen dhe obortarët e saj ku do pastrojnë paratë e krimit dhe të korrupsionit.

Pse, a nuk filloi revolucioni te Bastija në Francë?! Edhe aty u shemb vërtet kështjella burg, por në vend të saj u ngrit një kullë e hollë fare në formë piramide për nder të revolucionarëve.

Prandaj, plaku mendoi të bënte të njëjtën gjë. Ta nderonte revolucionin dhe revulucionarët me një kullë.

Edhe ai, për nder të revolucionit dhe të revolucionarëve, imitoi francezët. Ndërtoi një kullë. Më të lartën që do ketë Shqipëria deri më sot.

Pyetja është. Po revulucionarët a do jenë aksioner në atë kullë?!

-Poo, patjetër që do jenë. Por jo të gjithë. Aksionerë në atë kullën e lartë me majë, që do quhet Mali i Tiranës do jetë vetëm elita e revolucionit. Ata që japin paratë për revolucionin dhe që paguajnë sanduiçat falas të revulucionarëve.

Ndërsa revolucionarët do kenë akses falas në sheshin dhe lulishten rreth kullës Mali i Tiranës, sa herë që të duan. Revolucionarët e thjeshtë do jenë të lirë të shkojnë sa herë të duan të futen nën hijen e kullës në vapën e gushtit sa herë që do t’i thërasë Plaku dhe familja për “revolucionin final”.

Madje, pas ndërtimit të kësaj kulle, revulucionarët e thjeshtë, nuk do kenë qyl vetëm autobuzin, një kafe dhe sanduiçin. Por, këtë rradhë do t’u jepet edhe një sanduiç shtesë i mbështjellë në letër celefoni.

Prandaj, revulucionarët duhet të gëzohen kur elita revulucionare ndërton kulla.

Kush ua jep lejen e ndërtimit?!
-Aaa, mos pyesni. Revolucionarit të thjeshtë i ndalohet të pyes, siç e ka të ndaluar të mendojë. Revulucionari duhet vetëm të zbatojë urdhërat që merr nga Plaku nëpërmjet Mulit, Tritos, Albanës etj.

Kush mendon dhe reagon quhet tradhëtar, i shitur dhe bashkëpuntor i Lul Pengut e Ali Bashës.

Sot ju duhet të jeni të lumtur revulucionarë! Elita e kauzës tuaj u pasurua edhe me një kullë.
Se, pas çdo revulucioni që ju bëni në bulevard, merret një leje ndërtimi për elitën tuaj, e dini këtë?

Bile, sa më i madh dhe i zhurmshëm të jetë revolucioni, aq më e rëndë pesha e lejes.

Kështu, me revolucionin tuaj, ju ndërtoni Shqipërinë socialiste me rezidenca në bregdet e kulla të larta, të larta sa Malet e Shqipërisë në mes të Tiranës.

Prandaj, amani, mos bëni gabim dhe e ndalni revolucionin se do na i lini atdheun të varfër, pa kulla e resorte politikanësh e kriminelësh.

Latest articles

Related articles