Kulla e Boronicave – REDAKSIONALE

Në 12 janar 2022 katër ditë pas sulmit të turpshëm dhe terrorist ndaj selisë së PD, Sali Berisha përmes surrogatëve të tij mediatikë hodhën idenë se në oborrin e godinës së PD (që ai ka zaptuar) do të ngriheshin kulla.

Sali Berisha atëherë deklaroi se “Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkojne te pergenjeshtojë lajmin e botuar për një kompleks gjigand e luksoz kullash, i cili e zhduk selinë e PD nga aty ku ndodhet, duke thënë se ai projekt është firmosur nga unë në 2013.” duke mbështetur idenë se në fakt Basha dhe Veliaj, kuptohet me bekimin e Ramës, janë ideatorët dhe do zbatojnë këtë vendim. Kjo duket se ishte përpjekja e Berishës për të dalë nga fundi që kish prekur me 8 janarin 2022.

Çfarë bën në jetë të kthehet pas, thotë një shprehje e urtë dhe këtë Sali Berisha po e përjeton familjarisht. Para disa ditësh, në Tiranën e mbushur me vranësira dhe shi disa kuti të mëdha betoni rrethuan atë vend ku dikur ishte gropa e Hajdin Sejdisë. Më herët historia e Tiranës do të mbajë mend në atë zonë pazarin e vjetër ku thuajse çdo familje e vjetër e qytetit ka një pronë.

Në atë rrethim një tabelë e madhe qe vendosur. Një kullë e madhe 50 e kusur kate është vendosur të ndërtohet me leje të qeverisë dhe padyshim bashkisë Tiranë. Një nga investitorët e kësaj leje ndërtimi është një person që ka mbështetur Foltoren dhe akoma më tej njihet si i afërt me djalin e ish kryeministrit. Për një projekt të tillë që ka fakte dhe prova por edhe indicie më të qarta se sa sajesat në desktop-in e zyrave të Sali Berishës, ky i fundit nuk flet.

Ai përpiqet të sajojë lloj lloj rrenash për t’i ikur të vërtetës me kullat e Boronicave që do ndërtohen aty në ish lulishten e Tiranës.

Fije që nuk priten

Gjatë seancës parlamentare për mandatin e Arben Ahetaj, sekretari i PD dhe kryetari i grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi deklaroi se sipas shefit të SPAK, Arben Ahmetaj “Ka tentuar të prishë provat dhe intimidojë dëshmitarët”. Mirëpo dy javë e pak pas kësaj deklarate Sali Berisha ka nisur avokatinë e tij ndaj Arben Ahmetaj dhe njerëzve të tij.

Ai nisi këtë avokati duke deklaruar se Ahmetaj po kërcënohet dhe po shantazhohet nga Rama dhe ditën e sotme deklaroi se Ahmetaj ka qenë kundër inceneratorit të Tiranës. Provat janë kundër Sali Berishës, pasi Ahmetaj ka udhëtuar me Mërtirin deri në Rumani dhe më tej në Maqedoni të Veriut (ku ka pësuar dhe aksident). Nëse do kishte qenë kundër përse do të udhëtonte? Njerëzit e Ahmetaj, pra ish bashkëshortja e tij, mobiloi një vilë dhe tre shtëpi për Air BNB, me paratë e Zotos dhe Mërtirit.

Pra, provat tregojnë që Ahmetaj jo vetëm ska qenë kundër por ai në fakt ka përfituar dhe ka thelluar përfitimet në kurriz të taksave të shqiptarëve. Gjithsesi për Sali Berishën parimi është “Nëse provat flasin kundër meje, atëherë mjerë për provat!”

Fijet e doktorit priten me atë të Ahmetaj sikundër priten me atë të Erion Veliaj dhe Edi Ramës. Janë fijet e njerëzve të korruptuar që mbajnë moçalin politik me shpifje, para, organizata kriminale dhe media surrogato. Nuk është rastësi që sot mbrojtësit e Berishës që dikur sulmonin Bashën si të shitur, justifikojnë me këto prova Doktorin. Sikundër nuk është habi që mbrojtësit e Veliajt që mund të anojnë nga PD kundër Berishës, janë sot zbutësit e kullës 60 katëshe edhe pse dyshohet që ajo kullë ka paratë e Boronicës.

Po t’i lexoni me vëmendje këto surrogatë ata janë të parët që kanë justifikuar si Arben Ahmetaj tek inceneratorët dhe kanë injoruar aksionet e SPAK. E bëjnë këtë skemë sepse duan të shpëtojnë bankomatet e tyre që i mbajnë sa me para edhe me pushtetin e informacionit.

Latest articles

Related articles