Ajo është kulla e Pluralizmit të Sali Berishës

spot_img


Nga Indrit Vokshi

Doktor Saliu ua dha përrallën pacientëve të tij: “Kullën po ma përmendin për të hequr vëmendjen nga Incineratorët.”

Çështja e incineratorëve nuk është reality show që po ia hoqe ti vëmendjen, shuhet e mbyllet. Fol sa të duash ti, ajo nuk mbyllet; letrat janë në SPAK dhe SPAK ka dëshmuar se e ka seriozisht. Nuk e mbyll SPAK-u çështjen se ndërrove ti temën e debatit publik.

Doktor Saliut i duhet një përrallë që të ushqejë pacientët e tij politikë. Pacientëve iu duhet një përrallë sepse janë të sëmurë dhe nuk pranojnë ta besojnë se udhulli-doktor i tyre, tarafi i tij financiar, janë aksionerë me qeverinë nëpër kulla.

Idhulli iu duhet i pastër dhe i pagabueshëm, sepse janë të sëmurë dhe vetëm idhulli i pastër i kuron. Dhe ai si një doktor mjeshtër, ua dha kokrrën për t’i qetësuar: shpifje e qeveris drogs. Ama eskavatori po gërmon e po hap themelet e kullës së pluralizmit.

Latest articles

Related articles