Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Rusia e ka goditur sërish vendin e tij me një breshëri sulmesh raketore.
”Alarmet ajrore u dëgjuan në të gjithë vendin dhe një gositje që synonte Zaporizhian, në uzinën ‘Motor Sich’, tha Zelensky në videon e tij të transmetuar në mbrëmje në Kiev.
Ai nuk tha nëse ajo është dëmtuar apo jo.
”Motor Sich” konsiderohet prodhuesi më i rëndësishëm i Ukrainës i motorëve të avionëve dhe helikopterëve dhe turbinave me gaz.
Zelensky tha se rajoni i Khmelnytskyi ishte gjithashtu i goditur, por nuk dha më shumë detaje.
“Disa nga raketat u rrëzuan. Falë luftëtarëve tanë të mbrojtjes ajrore”, tha kreu i shtetit.
Sipas raportit, Rusia gjuajti edhe një herë raketat ”Kinschal” dhe raketat ”Kalibr” në drejtim të Ukrainës.
Zelensky tha se numri i sulmeve ruse nuk kishte rëndësi.
”Ukraina do të mbrojë lirinë e saj. Rusia nuk do të arrijë të zëvendësojë ligjin ndërkombëtar me terror, kriza apo ndonjë frikësim”, shtoi ai.
Ai vlerësoi gjithashtu një takim të aleatëve të Ukrainës në qytetin e Arabisë Saudite të Xhedahut, ku ata po shqyrtojnë formulën e tij për paqen.
Ai tha se 42 shtete përfaqësoheshin nga kontinente të ndryshme në këtë takim.
Një pikë kyçe e formulës së paqes të Zelenskyt është tërheqja e trupave ruse nga Ukraina.
”Takime të rëndësishme dypalëshe janë planifikuar gjithashtu në Xhedah”, vuri në dukje Zelensky.
Rusia nuk ishte e ftuar në bisedime.